Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Më datë 06.11.2022 në ora 13:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, përballë urës së Skudrinjës, automjeti “Mitsubishi Pajero” me targa të Gostivarit, drejtuar nga 65-vjeçari R.I. nga fshati Trebishtë, ka dalë nga rruga.

“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtarja Z.I.(62), ndërsa dy bashkudhëtaret e tjera D.S. dhe E.A. ka pësuar lëndime fizike, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.

Në vendin e ngjarjes hetim kanë bërë ekipi policorë nga Gostivari./Telegrafi/

Exit mobile version