Telegrafi

Aksident në rrugën lokale Zhelinë-Strimnicë të Tetovës

Në rrugën lokale Zhelinë-Strimnicë të Tetovës më 09.07.2016 rreth orës 00:30 ka ndodhur një aksident trafiku, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I.A.(1991) nga fshati Xhepëishtë ka qenë duke drejtuar veturën e tipit “BMV” dhe për një moment e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

Bashkëudhëtarja B.B.(1994) nga fshati Leshnicë e Poshtme është lënduar ku në Spitalin e përgjithshëm në Tetovë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por për shkak të lëndimeve të rënda ajo është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB-Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit se cilat ishin arsyet e aksidentit. /Telegrafi/