Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Varibob, automjeti i drejtuar nga personi me inicialet E. L., 43 vjeç, banues në Berat është përplasur me automjetin e drehtuar nga J. L., 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Telegrafi/