Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Kumanovë – Shën Nikollë, lëndohen tre persona

Tre persona, prej të cilëve një fëmijë 6 vjeçarë, kanë marrë lëndime trupore në aksidentin që ndodhi sot në orën 14:30, në mbikalimin “Satelit” në Kumanovë mes dy makinave. Dragan Tasevski, nga Spitali i Kumanovës thotë se të tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

SPB Kumanovë pas hetimit të kryer, informon se aksidenti ka ndodhur kur makina e tipit “Renault” me targa të Kumanovës e drejtuar nga 50 vjeçari S.T, duke tejkaluar makina, ka humbur kontrollin gjatë vozitjes dhe ka goditur makinën në korsinë tjetër të tipit “Skoda”, me targa të Berovës, e drejtuar nga 37 vjeçari L.B.

Komunikacioni në aksin rrugorë Kumanovë – Shën Nikollë ishte në ndalesë për disa orë./Telegrafi/

Exit mobile version