Telegrafi

Aksident në rrugën Kërçovë-Ohër, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Në autostradën Kërçovë-Ohër dje ka ndodhur një aksident trafiku midis tre automjeteve.

Në aksident, shoferi dhe dy udhëtarët e një automjeti të markës “BMW”, të gjithë nga Tetova, morën lëndime të rënda. Ata u dërguan në Spitalin “Shën Erzamo” për trajtim mjekësor.

Vendi i ngjarjes u inspektua nga policia e SPB-Ohër./Telegrafi/