Një person ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni, që sot pasdite ka ndodhur në magjistralen Kërçovë-Ohër.
Sipas informacioneve të para aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Dobrenoec.
“Një person ka humbur jetën. Në aksident kanë marrë pjesë dy makina me targa të Kërçovës, njëra Volkswagen dhe tjetra Suzuki. Ka edhe të lënduar tjerë, por për momentin nuk dihet numri i tyre”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.
Për momentin po bëhet ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni është ndërprerë në të dy anët./Telegrafi/