Një 58-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë në aksident trafiku, i cili ka ndodhur dje pasdite në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, tek vendi i quajtur “Sateka”.
Në aksident kanë marrë pjesë një makinë “Opel Astra” me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.A (32) nga fshati Zajas dhe makina “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga shkupjani që ndërroi jetë V.S.
Në aksident V.S mori lëndime të rënda trupore, ndërsa u dërguar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, ku edhe ndërroi jetë.
Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer Prokuroria Publike dhe zyrtarë nga stacioni policor në Kërçovë./Telegrafi/