Telegrafi

Aksident në rrugën Jazhincë-Tetovë, lëndohet vozitësi

Foto arkivi

Vozitësi ka marrë lëndime të rënda trupore pas rrokullisjes së automjetit në rrugën Jazhincë-Tetovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje në orën 12:00 në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë në fshatin Bellovishte, njofton Telegrafi Maqedoni.

B.J duke drejtuar automjetin “Peugeot” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është bartur në Qendrën Klinike të Tetovës, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve ai është bartur në Spitalin e Përgjithshëm “8 shtatori” në Shkup.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë bërë ekipet e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë./Telegrafi/