Telegrafi

Aksident në rrugën Jazhincë-Tetovë, lëndohet rëndë një person nga Tetova

N.J (51) nga Tetova është lënduar rëndë, pasi vetura e tij ka dalur nga rruga, njoftojnë nga SPB Tetovë. Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:10 në rugën rajonale Jazhincë-Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, H.J deri tani për arsye të panjohura ka humbur kontrollin nga makina “Wolkswagen Polo”, pas çka ka dalur nga rruga dhe është lënduar.

Për shkak të lëndimeve seioze, N.J është dërguar në klinikat e Shkupit. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë. Ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rasiti. Dëmi material vlerësohet rreth 80 mijë denarë./Telegrafi/