Njëzet e nëntë vjeçar nga Prilepi ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Prilep-Gradsko, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimeve, A.M.(29) iu nënshtrua plagëve të marra në spitalin e qytetit të Prilepit, ku u transportua pas aksidentit të trafikut që ndodhi pak para orës 18:00.
Në aksident kanë marrë pjesë një “Audi”, i cili drejtohej nga personi i ndjerë, si dhe një kamion “Man” me targa të Shkupit, drejtuar nga 38-vjeçari Z.B. nga Kumanova.
Sipas MPB-së, ngjarja në komunikacion në Sektorin e Punëve të Brendshme Prilep është raportuar në ora 17:57.
“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje nga ekipi i DPB Prilep”, thonë nga MPB./Telegrafi/