Telegrafi

Aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë, vdes një person dhe gjashtë të tjerë në trajtim    

FotoL Ilustrim

Një person ka vdekur dhe gjashtë persona të tjerë kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kishnicë, Graqanicë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e aksidentit,një femër (pasagjere në veturën e të dyshuarit), në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj)  në dy në veturat e aksidentuara.

Lexo po ashtu Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen shtatë persona

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë (7) persona. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë)  në dy në veturat e aksidentuara. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/