Një person ka vdekur dhe gjashtë persona të tjerë kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kishnicë, Graqanicë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e aksidentit,një femër (pasagjere në veturën e të dyshuarit), në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj) në dy në veturat e aksidentuara.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë (7) persona. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë) në dy në veturat e aksidentuara. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/