Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot paradite në rrugën Gjakovë – Prizren, me ç’rast janë lënduar lehtë pesë persona.
Aksidentin, ku janë përfshirë dy automjete e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj.
“Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 9:30, në rrugën Gjakovë-Prizren, afër Xërxës, me ç’rast pesë persona kanë marrë lëndime të lehta”, tha Podrimaj, për Telegrafin.
Sipas saj, të gjithë të lënduarit, pas marrjes së tretmanit mjekësor në shërbimin emergjent spitalor, janë liruar në shtëpi. /Telegrafi/