Site icon Telegrafi

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një person nga Prizreni

Një person nga Prizreni ka vdekur sot si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Rrugën e Kombit.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Mirditës, me ç’rast motori ku ndodhej tashmë viktima është goditur nga një veturë nga Kosova që drejtohej nga një ferizajas.

“Në aksin rrugor Morinë-Milot, në fshatin Reps, mjeti me drejtues shtetasin F.N.,banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin J.H.,banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia e Shqipërisë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./Abc News/

Exit mobile version