Një e vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Rrugën e Kombit në Kukës, aty ku familja Cena ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tyre, por që si pasojë e reshjeve të shiut ka dalë nga rruga. Viktima është S. Cena, 59-vjeçe.
Fillimisht, tre personat e plagosur u dërguan për mjekim në spitalin rajonal, por gruaja nuk ka mundur që t’iu shpëtojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Mjekët kanë dërguar drejt Spitalit të Traumës bashkëshortin e saj, ndërkohë që gjendja e të plagosurit tjetër vijon të mbetet e rëndë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.