Telegrafi

Aksident në Rrugën e Kombit, ndërron jetë 35-vjeçari në Mirditë

Foto: Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit.

Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi Ndërfushas, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj, Gersi Nikolli, 35-vjeç.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip Volkswagen shtetasi G. N., 35-vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /TCH/