Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Drenas-Skenderaj.
Nga pamjet e publikuara shihet se një veturë ka dalë nga rruga, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti policor.
Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje për këtë rast. /Telegrafi/