Rreth 30 nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” nga Demir Hisari janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë.
Krahas nxënësve të cilët kanë marrë lëndime trupore, siç informuan nga MPB-ja për AIM, rëndë është lënduar edhe shoferi i autobusit Z.S (49) nga fshati Edinakovci, Demir Hisar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe furgonit me targa nga Manastiri, i drejtuar nga S.S (56) nga Krusheva.
Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/