Site icon Telegrafi

Aksident në Rinas

Dy makina njëra me targa të Shkodrës dhe një me targa të huaja janë plagosur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dy të plagosur.

Sipas informacioneve, është plagosur drejtuesi i automjetit me targa Shkodre dhe një pasagjer i makinës me targa të huaja të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak.Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin dy automjetet dhe lagështira në rrugë. Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, raportoi Ora News.

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tjetër, ndodhur në mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjes, ndërsa automjeti me targa të Malit të Zi, është përplasur në mënyrë tragjike me një zetor.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjadër dhe shkak ka qënë mungesa e ndriçimit, mbrapa zetorit. Ende nuk dihen të dhëna të tjera dhe as identiteti i viktimës. Nderkaq, forca te shumta te policise ndodhen ne vengjarje, sikurse kane nisur dhe hetimet paraprake./Telegrafi/
 

Exit mobile version