Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Bellacërkë të Rahovecit pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamion, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën, i cili ishte duke drejtuar motoçikletën, dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.