Telegrafi

​Aksident në Rahovec, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Si pasojë e aksidentit po ashtu ka pasur edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një traktor. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka deklaruar tutje Elezaj. /Telegrafi/