Site icon Telegrafi

Aksident në Rahovec, lëndohen dy zyrtarë komunal

Dy zyrtarë të komunës së Rahovecit kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur dje në rrygën lokale Rahovec- Drenoc saktësisht te rruga e fshatit Pataqan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Lirie Podrimaj nga policia në Gjakovë. E njëjta ka treguar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së automjetit nga personi i dyshuar me ç’rast ka goditur automjetin tjetër në pjesën e përparme ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Personat e lënduar fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësorë në QMF-Rahovec e më pas janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës ku njëri prej tyre është hospitalizuar ndërsa tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Bazuar në raportet mjekësore personat e lënduar janë jasht rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Podrimaj.

Ajo ka treguar se rasti po hetohet nga njësiti i komunikacionit rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. /Telegrafi/

Exit mobile version