Telegrafi

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen tre persona

Foto: Arkiv

Gjatë pasdites së sotme, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu”, në qendër të Prishtinës.

Si pasojë e këtij aksidenti ku kanë qenë të përfshira dy vetura, lëndime kanë pësuar tre persona.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, kurse me rastin po merren njësitet e trafikut.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, per rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtineë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/