Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident trafiku në Prizren.
Sipas policisë një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka goditur tre vetura dhe më pas është përplasur në rrethojat e rrugës.
Mësohet se nga ky aksident, tre persona një mashkull dhe dy femra kanë pësuar lëndime.
E megjithatë nuk raportohet për të arrestuar./Telegrafi/