Një person ka marr lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në mes të një automjeti dhe motoçikletës.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:10 në Dragash.
Sipas raportit policor i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/