Site icon Telegrafi

Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një person

Foto: Ilustrim

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prizren.

Në këtë aksident kanë qenë një traktor dhe një motoçikletë me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Prizrenit nga ku për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version