Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën e “Kuksit” në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me tabela vendore dhe vozitës të dyshuarin mashkull K/turk, si dhe një motoçikleta pa tabela me drejtues dhe pasagjer viktimat meshkuj K/Shqiptarë.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore marrin drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal Prizren.
Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/