Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një kombi dhe një kamionetë) me targa vendore dhe drejtues meshkuj K/Shqiptarë.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale ,lëndime kanë pësuar drejtuesi i kamionetës dhe pasagjeri mashkull K/Shqiptar.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore lirohen për në shtëpi. /Telegrafi/