Site icon Telegrafi

Aksident në Prizren, humb jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Telegrafin se sipas informatave të para, një person ka mbetur i vdekur.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prizren-Suharekë, sipas informatave nga vendi i ngjarjes një person ka humbur jetën”, deklaroi ai.

Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 93 aksidente trafiku, ku 16 prej tyre ishin me persona të lënduar. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version