Policia ka njoftuar se 17 persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prizren.
Në njoftim të Policisë thuhet se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e të dyshuarit, i cili ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka goditur një shtyllë të ndriçimit e më pas automjeti është rrokullisur.
“Si pasojë e aksidentit, ngasësi dhe 16 pasagjer, 10 meshkuj dhe 6 femra kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilët ndalen në spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.