Site icon Telegrafi

Aksident në Prishtinë, “vetura bie në puset” 

Për shkak të pusetave të hapura në Prishtinë, e ku nuk ka shenja paralajmëruese mund të ndodhin edhe aksidente.

Një rast i tillë ndodhi në orët e pasdites, ku një veturë në rrugën “Arkitekt Karl Gega”, ka “rënë” në gropë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, raporton Telegrafi.

Ky qytetar tha se një gjë e tillë është e papranueshme, pasi komuna nuk po merret me sanimin e shpejtë të tyre.

Ai tha se nuk ka pasur as shenjë paralajmëruese dhe shkaku i veturave para nuk e ka parë pusetën e hapur.

Sipas tij, një pusetë e hapur mund të jetë rrezik edhe për kalimtarët, meqenëse është rrugë e frekuentuar. /Telegrafi/

Exit mobile version