Telegrafi

Aksident në Prishtinë – përfshihet një motoçiklist

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një kombi.

Telegrafi ka siguruar pamje nga aksidenti, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Sipas lexuesve të cilët kanë dërguar fotografitë, thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ndihma e shpejtë.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të informacioneve zyrtare. /Telegrafi/