Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa si pasojë një person ka pësuar lëndime.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Migjeni”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Njësiti i trafikut policorë po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/