Një këmbësore femër është goditur sot rreth orës 15:15 në rrugën “Ilir Konushevci”, tek xhamia e Llapit në Prishtinë, nga një veturë ku si pasojë ka marr lëndime trupore.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai tha se vetura e cila e ka goditur këmbësoren ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe me rastin po merret Policia e Kosovës. /Telegrafi/
Pesë faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidentet në Kosovë