Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e sotme në Prishtinë.
Aksidenti i cili ka ndodhur në lokacionin te “kafet e vogla” në kryeqytet, janë përfshirë dy vetura.
Magazina.al, mëson se në veturën e tipit Jeep, i cili është përfshirë në këtë aksident ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sipas dëshmitarëve pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes për të mos rënë në sy.
Në fotografitë e siguruara në aksident janë përfshirë një veturë e tipit Jeep dhe një veturë tjetër e tipit VW.
Policia tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas dëshmitarëve nuk ka pasur persona me lëndime serioze.