Një person ka marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete, ndërsa personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar person, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/