Telegrafi

Aksident në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti

Foto: Ilustrim

Një motoçiklist ka pësuar lëndime në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 19:20, në udhëkryqin e rrugëve “Fehmi Lladrovci” dhe “Agim Ramadani”, kur janë ndeshur një motoçikletë dhe një automjeti.

“Si pasoj e aksidentit, lëndime të lehta trupore ka pësuar motoçiklisti”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Policia e Kosovës,  njësiti i trafikut, ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit./Telegrafi/

Foto: Ilustrim