Një motoçiklist ka përfunduar në spital nga lëndimet e marra, pasi me motoçikletën e tij është aksidentuar me një veturë pasditen e sotme në Prishtinë, tek “Rrethi i Flamurit”.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:oo në afërsi të ‘Rrethit të Flamurit’, ka ndodh një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar motoçiklisti, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Flora Ahmeti për Telegrafin.
Ahmeti shtoi se me rastin po merren njësiti i trafikut. /Telegrafi/
Fotografitë e aksidentit të siguruara nga Telegrafi: