Site icon Telegrafi

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër zyrtarë policorë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Policia raporton se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të policisë dhe një veturë civile.

Si pasojë e aksidentit katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. /Telegrafi/

Exit mobile version