Një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre femra dhe një mashkull kosovar.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/