Sot në orët e paradites ka ndodhur një aksident në Prishtinë, ku një cisternë ka hyrë në objektin e një kafiterie.
Rasti ka ndodhur në orët e paradites, ndërsa mësohet se si pasojë e mosfunksionimit të frenave drejtuesi i maunës nuk ka arritur të ndalojë dhe ka hyrë në një kafiteri në Prishtinë, raporton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Terminalit doganor ‘Prishtina’. /Telegrafi/