Telegrafi

Aksident në Prishtinë, ka të lënduar (Foto)

Katër persona janë lënduar pas një vetëaksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në fshatin Slivovë të Prishtinës, kur një veturë e markës “Volkswagen” është rrokullisur.

Rastin për Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se rasti në fjalë është “vetaksident trafiku” me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Sipas raportit policor vetëm dje në Kosovë numri i aksidenteve me të lënduar ka kapur shifrën prej 17 sosh, ndërsa numri i aksidenteve pa të lënduar ka kapur shifrën prej 42 sosh.