Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani” afër Komunës së Prishtinës.
Një autobus ka goditur një person i cili ka qenë duke vozitur një skuter.
I aksidentuari është dërguar me ambulancë për në spital, ndërkaq policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/