Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik, ku një motoçikletë ka goditur për vdekje një grua 68-vjeçare
Sipas informacioneve të MPB-së, një grua 68-vjeçare ka ndërruar jetë pasi një motoçikletë pa targa të regjistrimit, e drejtuar nga një i mitur e ka goditur në Prilep.
“Në aksident ka mbetur e lënduar rëndë G.M. dhe është transportuar në Spitalin e qytetit të Prilepit ku më pas ka ndërruar jetë, ndërsa motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore”, thonë nga MPB-ja dhe shtojnë se është kryer kontroll./Telegrafi/