Site icon Telegrafi

Aksident në Pogradec, humb jetën 31-vjeçarja italiane

Një aksident është regjistruar në Pogradec këtë të martë (19 shtator), ku për pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçare, shtetase italiane.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shqipërisë bën me dije se ngjarja u regjistrua në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, ku 33-vjeçari me inicialet A. B., banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano.

31-vjeçarja mbeti e plagosur dhe u dërgua fillimisht në spitali e Korçës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

33-vjeçari është arrestuar, ndërsa policia po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Exit mobile version