Telegrafi

Aksident në Pogradec, autovetura godet nga pas zjarrfikësen

Një aksident, fatmirësisht pa persona të lënduar, ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Pogradec, Lin, pranë fshatit Pole.

Mësohet se një mjet ka përplasur zjarrfikësen e Pogradecit teksa ka qenë në ecje. Kjo e fundit sapo kishte fikur një zjarr në varrezat e Linit dhe ka qenë duke u kthyer drejt stacionit kur është përplasur nga mjeti.

Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes. /Telegrafi/