Telegrafi

Aksident në Pejë, vetura godet motoçiklistin (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Pejës.

Një veturë e tipit Golf 7 ka goditur motoçiklistin, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, motoçiklisti është dërguar pothuajse pa ndjenja në spitalin e Pejës.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me policinë e Pejës por kontakti ka qenë i pamundur./Telegrafi/