Site icon Telegrafi

Aksident në Ohër, humb jetën një person

Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 13:30 në udhëkryqin e rrugëve “7 Nëntor” dhe “Bekir Aliriza” në Ohër, ka ndodhur aksident, pas së cilit T.Sh (71) për shkak të plagëve, ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.

Ai duke drejtuar skuterin “Tomos Sprinter” pa targa të regjistrimit, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Ohër, komunikacioni në rrugën “7 Nëntori” është rikahëzuar në rrugë alternative.

Pas urdhërit të prokurorit publik, mbi trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi, ndërsa tek mopedi ekspertizë teknike./Telegrafi/

Exit mobile version