Telegrafi

Aksident në Ohër, humb jetën një këmbësorë

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur sonte në dalje nga Ohri në magjistralen për Manastir.

Sipas informacioneve fillestare, një i moshuar është përplasur nga automjeti “Audi” me targa të Ohrit në rrugën afër fshatit Leskoec, i cili ndodhet në dalje nga Ohri për në Resnje dhe Manastir.

Në vendin e ngjarjes kanë bërë ekspertizë policia nga SPB-Ohër.