Site icon Telegrafi

Aksident në Negotinë, humb jetën një person

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident rrugorë që ndodhi sot pasdite në rrugën Negotinë-Demir Kapi, informon për AIM drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetësisë së Kavadarit, Biljana Filipova.

Sipas Filipovës, personi i cili ka marrë lëndime të rënda, nga spitali i Kavadarit është transferuar në Klinikën në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, në aksident kanë marrë pjesë një veturë “Hyundai” dhe një “Golf”.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes po bëjnë ekipet e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version